Reagon Lul Raka: Asnjë rekomandim nuk është dhënë nga Bordi Këshillëdhënës për lehtësim të masave

E derisa shumica e vendeve të botës kanë filluar sërish me shtrëngimin e masave në parandalimin dhe luftimin e virusit korona, kjo gjë nuk po ndodh edhe në Kosovë.

Kjo pasi që dje Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të reja sa i përket parandalimit dhe përhapjes së Covid-19 duke lehtësuar ato thuajse në çdo segment shoqëror.

 

 

Një vendim të tillë e ka kundërshtuar Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës, Lul Raka, i cili ka thënë se asnjë rekomandim nuk është dhënë nga ai ose ndonjë anëtar i bordit që këto masa të lehtësohen.

Raka përmes një postimi në llogarinë Facebook, ka thënë se në këtë kohë, ai i kundërshton gjithë këto masa të reja.

/RTV-Okarina/