Reagon Lladrovci: Drenica nuk ka duruar dhe nuk duron provokime, trima jemi vetë

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, ka reaguar edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas fushatës së djeshme të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, duke e kritikuar Albin Kurtin për vizitën e tij në Skenderaj, ku edhe ka qenë i shoqëruar nga Njësia Speciale.

“Me keqardhje, mësova se z. Kurti ka zbarkuar në Skenderaj i shoqëruar me forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Sa i takon mikpritjes, Drenica është e mirënjohur dhe jo ai, po kushdo qoftë, ka qenë dhe është i mirëseardhur. Por, kurrë, as ka duruar as duron provokime, aq më pak, nga prania e njësitit të policisë sonë, Policisë së Kosovës, madje edhe me armë të gjata”, ka shkruar Lladrovci.

 

 

“Drenica ka qenë demokratike edhe kur ky term nuk ishte i njohur për tërë popullin tonë, sepse, nuk duronte as krajl as mbret. Uroj të mos përsëriten skenat e tilla. Partitë politike dhe vizionet janë të mirëseardhura këtu, por, mos harroni, në Drenicë, trima jemi vetë”, ka shkruar tutje ai.

/RTV-Okarina/