Reagon Haziri: Qeveria nuk guxon të hyjë në dialog pa agjendë

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth dialogut dhe “non-paper” që ka qarkulluar ditëve të fundit.

Sipas tij, historikisht para bisedimeve në koluaret politike kanë qarkulluar letra të tilla, por thotë se qeveria nuk guxon të hyjë në një dialog pa agjendë.

“Natyrisht janë të pritshme këto. Në prag të bisedimeve zakonisht qarkullojnë të tilla. Sidomos ajo që thuhet të ketë dalë nga sllovenët, ka qarkulluar edhe më herët në koluaret politike. Ajo që është e rëndësishme qeveria nuk guxon të hyjë në një proces që nuk ka agjendë të plotë”, ka deklaruar Haziri.

 

 

“Sa i përket LDK-së, ne nuk e kemi diskutuar, por mendojmë se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve të Kosovës.Megjithatë, një shenjë e keqe është se kryeministri aktual deri më tani nuk e ka dëshmuar se është i gatshëm për përgjegjësi të tilla”, tha Haziri.

\RTV-Okarina\