Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka reaguar pas urdhrit-ekzekutiv të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, në të cilin thuhet se ky shtet do t’i fusë në listë të zezë këdo që destabilizon dhe shkel marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor.
Blinken me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter ka shkruar se SHBA-ja është e përkushtuar për demokracinë e Ballkanit.
“Ne jemi të përkushtuar për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të plotësojnë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane.
Urdhri ekzekutiv i ditës se sotme është një mjet jetësor drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, ka shkruar Blinken.
\RTV-Okarina\