Reagon Ariana Musliu Shoshi: Të mos hetohen gazetarët por zyrtarët e involvuar dhe procesi

 

Ariana Musliu-Shoshi, deputetja e Partisë Demokratike së Kosovës poashtu ka reaguar në lidhje me intervistimin e drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Musliu-Shoshi tha se shtylla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, profesionale dhe e përgjegjshme.

Ajo bëri thirrje që të mos hetohen gazetarët por zyrtarët e involvuar dhe procesi.

“Shtylla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, profesionale dhe e përgjegjshme (LIGJI NR. 04/L-137 PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË). Andaj, të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët.

\RTV- Okarina\