Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve për sulme seksuale gjatë ditëve të fundit në Kosovë.
Çitaku ka shpërndarë në Facebook dy lajme të raportuara për dhunim seksual të një të miture në Mitrovicë nga dy burra dhe një tjetër për sulm seksual të një të miture nga i dashuri i nënës së saj.
Ajo ka shkruar se duhet të publikohen emrat e dhunuesve.
“Emrat. Jo inicialet. Emrat. Emrat e dhunuesve duhet publikuar. Ska privatësi aty. Në SHBA psh, dhunuesit e kësaj natyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre. Kjo është çështje e interestit publik”, ka shkruar Çitaku.