Raportohen të vjedhura pajisjet e radarëve civilë, në aeroportin “Adem Jashari”

 

Një dyshim për vjedhje të pajisjeve mekanike të radarëve civilë është raportuar në aeroportin “Adem Jashari”. Pajisjet e paketuara kanë rezultuar se nuk janë vjedhur, por që janë ngarkuar gabimisht nga një kompani tjetër.

“Pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor.

 

 

Së bashku me doganierët dhe zyrtarët e depos është bërë verifikimi i pajisjeve ku është verifikuar se nuk mungon asgjë dhe paisjet u janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin.Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

/RTV-Okarina/