Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar që grupit të asambleistëve të PDK-së iu bashkua edhe një anëtare, Mirlinda Dvorani, deri me tani asambleiste e iniciatives qytetare “Demokratët për Drenasin”.
Njoftimi i tij i plotë:
Grupi i asamblistëve të PDK-së në Drenas, nga sot, është më i madh edhe për një anëtare. Asamblistja Mirlinda Dvorani, deri tash pjesëtare e DD, kalon në PDK dhe do të jetë votë dhe vlerë e shtuar në Asamblenë komunale të komunës së Drenasit.
Mirë se vjen Mirlindë!
Vendimi juaj e fuqizon edhe më tej moton e fitores, Bashkë për Drenasin. Interesi qytetar do të përfaqësohet më së miri me unitetin tonë, bashkëpunimin dhe harmonizimin e mëtejshëm për interesin qytetar, interesin e komunës tonë.
Qeverisja jonë lokale do të vazhdojë të jetë shembullore me zbatim të ligjshmërisë, transparencë dhe llogaridhënie. Respekt Mirlindë!