Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do bëjë një adresim publik lidhur me vrasjen e 25 vjeçarit nga efektivi i policisë së shtetit shqiptar.
Në një njoftim të tij, Rama thotë se këtë të enjte, nga ora 18:00 do të ndajë qëndrimin e tij lidhur me këtë rast.
”Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo në këtë faqe”
Ndërsa dje në Tiran është mbajtur një protest për vrasjen e një të riu nga policia, nisi me disa shtyrje në hyrje të Ministrisë së Brendshme dhe kërkesën për dorëheqje të ministrit Sandër Lleshi, por u kthye në një përplasje të dhunshme në rrugët e qytetit. Disa dhjetra të rinj dhe adoleshentë e fëmijë sulmuan policinë me gurë të mërkurën në mbrëmje, ndërsa kjo u përgjigj duke përdorur gazlotsjellës dhe makina me ujë me presion./RTV.OKARINA