Rama: Për familjen tonë është një ditë zie

 

Mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino.

Fino ka humbur betejën me Covid-19 dhe prej kohesh ishte i shtrirë në spital.

 

 

Pas vdekjes së bashkëpartiakut të tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka ndalur aktivitetet politike në nderim të Finos.

E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

\RTV-Okarina\