Qytetarët që marrin kuponin fiskal do të shpërblehen nga shteti

Paralajmërohet se do të shpërblehen qytetarët që marrin kuponin fiskal

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka paralajmëruar se së shpejti qytetarët që marrin kuponin fiskal, do të shpërblehen.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Murtezaj thotë se kjo do të mundësohet përmes sistemit të ri që është duke u punuar në fushën e IT-së, që mundëson digjitalizimin më të shpejtë të ATK-së.

“Jemi duke punuar paralel edhe me zhvillimin e sistemit të ri të IT-së, një projekt shumë voluminoz ndër më të mdhajat dhe në kuadër të tij janë paraparë edhe komponenta e menaxhimit të keshit që nënkupton faurat… Përmes këtij sistemi do të krijohen mundësi të avancuara të zhvillimit të digjitalizimit të rimbursimit të mjeteve nga kuponat fiskal, është një mundësi që do ta rrisë deklarimin sepse e dijmë që kemi pasur në të kaluarën që kemi rimbursu përmes formës klasike me kuponat që u detyrohshin ti sjellin në zarf… Ideja është që përmes kësaj qasjes së re QR code të ketë mundësi që momentin që printohet kuponi të njëjtën kohë të skanohet dhe dërgohet si kërkesë qoftë lojë shpërblyuese”, tha ai.

Tutje, drejtori i ATK-së ka treguar edhe arsyet që kanë penguar deri në kompletimin e procesit të digjitalizimit.

“Kemi diskutuar edhe me ministrin e Financave për këtë temë. Në një periudhë të konsiderueshme dhe kemi disa pengesa që na dalin në drejtim të digjitalizimit të parashtrimit të kërkesave për rimbursim të kuponave fiskal për shkak se e dijmë se kemi një periudhë të gjatë që është duke vazhduar procesi i fiskalizimit të bizneseve dhe janë apliku pajisje fiskale të periudhës së hershme, viteve 2010, 2011 2012 dhe ato fatkeqësisht nuk e kanë QR Coden”, shtoi ai.