Hapja e sektorit të gastronomisë, e qendrave tregtare, heqja e orës policore dhe masave të tjera në fuqi është paralajmëruar se do të bëhet pas datës 18 prill, deri edhe kur është në fuqi vendimi i Qeverisë.
Disa qytetarë të intervistuar thanë se nuk është dashur të ketë fare kufizim të masave, por ka edhe nga ata që mendojnë që vendim ishte i duhur, pasi e tërë bota po përballet me një situatë të tillë.
Rafet Hoxha, tha që masat kanë qenë të drejta, por për gastronominë ato ishin të tmerrshme.
“Me thanë drejtën masat kanë qenë të drejta dhe të qëlluara, por sa i përket gastronomisë nuk kanë qenë të mira dhe të tmerrshme sepse njerëzit presin fitime nga bizneset e tyre, por për masat mirë sepse kemi raste të vdekjes shumë. Mendoj që duhet të lirohen masat”, tha ai.
Për Shqipe Malazogun mbyllja ka qenë e domosdoshme, por që thotë se gjendja ekonomike është rënduar.
“Si për krejt dihet shkaku virusit e pandemisë dhe ajo duhet shkaku situatës me vepruar nuk bëhet asgjë nëse izolohemi për disa ditë, edhe pse situata ekonomike është ma e vështirë”.
Edhe Bedri Gashi, pohoi se izolimi do të lë pas probleme të mëdha ekonomike, duke marrë për që bizneset nuk kanë funksionuar.
“Ka qenë problem izolimi sepse kemi probleme të mëdha ekonomike”, tha Gashi.
Ismet Morina, tha se lirimi i masave varte prej situatës pandemike dhe se për këtë duhet të vendosin institucionet përgjegjëse.
“Po duhet lirohen mendoj por që po varet shumë prej pandemisë. Nuk e di sa janë të arsyeshme ato kufizime nga Qeveria sepse varet si e kanë pa ata”, deklaroi ai.
Përderisa Besim Hoxha tha që masat duhet të lirohen sa më shpejtë.
Gjatë të enjtes kryetarët e komunave kanë zhvilluar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar se do të ketë lirim të masave nga e hëna.
/RTV-Okarina/