Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me drejtorin e Shëndetësisë̈ dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi dhe drejtorin e QKMF-së, Osman Veliu, bënë pranimin e autoambulancës së 7-të të siguruar nga një bashkatdhetar i yni në Suedi, Blerim Selimi nga fshati Kuqicë.
Blerim Selimi, përveç komunës sonë, i dhuroi edhe 3 autoambulanca për komuna tjera në Kosovë.
“Për këtë donacion jetik për qytetarët tonë, falënderoj bashkatdhetarin tonë Blerim Selimi dhe spitalin e qytetit Jönköping në Suedi.
Si komunë krahas pranimit të këtyre autoambulancave nga donatorët, jemi në procedurë të blerjes edhe të një autoambulance tjetër si dhe furgonit për nevojat e transportit të pacientëve që janë në hemodializë.
Me❤ nga diaspora për qytetarët tonë!”, shkruan mes të tjerash Jashari.
\RTV-Okarina\