Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i kanë ikur 50 pjesëtarë nga puna në vitin 2021
Ndërkaq si shkak i presioneve të vazhdueshme nga Serbia, ka vazhduar edhe këtë vit braktisja e vendit të punës nga pjesëtarët e komunitetit serb.
Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministra e Mbrojtjes.
“Gjatë viti 2021 e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në 50 pjesëtarë. Kurse nga radhët e komunitetit serb 3 pjesëtarë e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në. Këta persona për arsyet nga më të ndryshmet, sipas procedurave në fuqi kanë shkëputur kontratën e shërbimit me FSK-në. Kjo dukuri nuk bënë përjashtim as për ushtarët e komunitetit serb, por te kjo kategori duhet të theksojmë presionin e vazhdueshëm nga Serbia që pjesëtarët e këtij komuniteti të lëshojnë FSK-në”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se lëvizja të tilla ka pasur çdoherë ngase shërbimi në FSK është vullnetar dhe profesional.
Megjithatë, ata thonë se numri i pjesëtarëve të FSK-së është duke u rritur nga viti në vit me anë të rekrutimeve të rregullta vjetore./rtvokarina/