Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides.
Kurti është lavdëruar për rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës.
Kryediplomati i Qipros theksoi se vendi i tij dëshiron të shtojë komunikim dhe bashkëpunimin me Kosovën.
Ai e konfirmoi mbështetjen e Qipros, që s’e njeh Kosovën si shtet, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Shefi i qeverisë kosovare theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kurti i bëri ftesë ministrit Kasoulides për vizitë zyrtare në Kosovë për, siç tha ai, të parë personalisht zhvillimet pozitive në vend.
Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.
Gjatë qëndrimit të tij atje, Albin Kurti po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.