Qindra puse të hapura për ujë të pijshëm nga organizata “Islamic Relief Kosova”

Dita Botërore e Ujit e cila shënohet çdo vit më 22 mars ka për qëllim vetëdijesimin dhe kujdesin që duhet të tregojmë për ujin e pijshëm, menaxhimin e burimeve të ujit duke i kushtuar kujdes edhe higjienës dhe sanitarisë.

Sado e paimagjinueshme që mund të duket, në Kosovë jo pak familje ende nuk kanë qasje në ujë të pastër e të pijshëm. E po ashtu iu duhet edhe ta bartin ujin nga ndonjë vend tjetër apo ta marrin nga të afërmit ose ndonjë familje tjetër në afërsi.

Andaj Islamic Relief Kosova i kushton rëndësi të veçantë kësaj çështjeje duke iu mundësuar familjeve me jetimë dhe atyre në kushte të vështira jetësore që të kenë qasje në ujë të pijshëm.

Përveç kësaj, gjatë mbështetjes së projekteve të zhvillimit ekonomik, organizata jonë iu ndihmon bujqve të hapin puse, në mënyrë që ta kursejmë ujin e pijes nga ujësjellësi e mos ta shpenzojnë atë për ujitjen e tokave të tyre.