Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës.
Aty është miratuar projektligji për formimin e Gjykatës Komerciale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ministria i ka kushtuar vëmendje të veçantë Gjykatës Komerciale dhe për atë ka hartuar projektligjin.
Sipas saj, trajtimi i lëndëve komerciale ka dëmtuar ambientin e të bërit biznes pasi që ka zgjatur me vite të tëra dhe ka lindur ideja për këtë që të formohet një gjykatë e tillë.
“Themelimi i gjykatës do të krijojë vende të reja të punës”, u shpreh Haxhiu.
\RTV-Okarina\