Qeveria miraton masa lehtësuese antiCovid, por akoma nuk është bërë e ditur cilat janë ato

 

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa lehtësueses anti-Covid, por në mbledhje nuk është  bërë e ditur se cilat janë ato.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se ka rënie të numrit të rasteve për 65% për çka edhe mundësohet lehtësimi i masave.

“Sipas raportit të fundit situata me Covid-19 paraqitet e qëndrueshme. Ulja e rasteve pozitive për dy javët e fundit ka shënuar rënie prej 65% dhe në një situatë të tillë propozojmë vazhdimin e lehtësimit të masave”.

 

 

“Lehtësimi i masave është duke u bërë në raport me tri objektiva kryesore. Në bazë të rekomandimeve ministritë e linjës kërkoj aprovimin për masat e përgjithshme”.

 

\RTV-Okarina\