Qeveria merr vendim të lejojë dasmat, këto janë masat

 

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja lehtësuese të pandemisë. Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures , lejohet deri ne ora 23:00.

Muzika lejohet deri në ora 22:45.

 

 

Organizimi i dasmave , fejesave e ahengjeve , është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës ( 30 persona për 100m ) por jo me shumë se dyqind ( 200 ) të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit te hapësirës tejkalon kete numer.

 

 

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri ( 3 ) metra.

Per mbajtjen e dasmave , fejesave , ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures , obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.

 

\RTV-Okarina\