Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të naftës

Qeveria e Kosovës vendosi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë të çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme
Qeveria e Kosovës vendosi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë të çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në arsyetimin e saj të paraqitur në mbledhjen e qeverisë, tha se ‘udhëzimi ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe mënjanimin e çrregullimit të tregut’.

Ministrja Hajdari në arsyetimin e saj nuk ka përcaktuar ndonjë çmim maksimal të lejuar për naftën dhe as nuk ka thënë se kur do të ndodh kjo.

Çmimet e naftës janë rritur së fundmi në Kosovë. Aktualisht një litër naftë ka çmimin mbi 1.91 euro.

Ministrja Hajdari tha se në bazë të të dhënave që kanë marrë nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës është vërejtur se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore/rtvokarina/