Qeveria lë pa paga edhe zjarrfikësit!

Pas grevistëve problem me pagat kanë hasur edhe zjarrfikësit. Ky sektor nuk është i përfshirë në grevën e përgjithshme që po mbahet nga shërbyesit civil.

Disa zjarrfikës  kanë thënë  se nuk u kanë dalë rrogat sipas planit, ose siç ndodhte deri tash.

“Ende nuk ka kanë dal rrogat, nuk po e dijm ku është problemi. Ç’faj kemi ne zjarrfikësit? Pse na vendosën edhe ne në këtë mes?”, tha një zjarrfikës për Insajderi.

Pas grevës që u shpall nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura më 25 gusht, Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit, kërkuan nga komunat listën e punëtorëve grevistë për tu ndalur rrogat.

Kështu, kërcënimi i qeverisë u vu në funksion dje nga ministri Hekuran Murati i cili la pa paga të gushtit grevistët./rtvokarina/