Qeveria Kurti i liron serbët nga pagesa e doganës, shqiptarët i “flladit” me ujë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën rregulloren për furnizim me ujë të pijshëm në objektet e gastronomisë, e cila parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në restorante, kafene dhe bare.

Sipas rregullores së miratuar sot, asnjë lokal i gastronomisë nuk mund t’ia heqë klientëve të drejtën nga uji i pijshëm për të gjithë qytetarët.

Ky vendim i qeverisë u komentua gjatë ditës së sotme si ngarkesë për gastronoët.

Nga Shoqata e Gastronomëve kanë thënë se ky vendim është marrë pa u konsultuar fare me ta.

Por në anën tjetër qeveria ka vendosur t’i diskriminojë pozitivist qytetarët serb me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Qytetarët serb me rastin e marrjes së targave RKS do të lirohen nga pagesa e doganës dhe kontrolla teknike e automjetit.

Koston do ta mbuloj Qeveria e Kosovës përmes një udhëzimi administrativ që pritet ta nxjerrë ministria e Punëve të Brendshme.