Qeveria e Kosovës ndan 4 milionë euro për familjet që kanë humbur familjarët nga COVID-19

 

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për familjet që kanë humbur familjarët nga pandemia COVID-19.

Në mbledhjen e qeverisë, ministri Hekuran Murati, bëri të ditur se për mënyrën e aplikimit të atyre që kanë humbur familjarët e tyre nga koronavirusi, do të bëhen publike gjatë ditës.

Vendimi i plotë:

12 MILIONË EURO NË NGRITJEN E MIRËQENIES SË QYTETARËVE TANË Qeveria ndan 12 milionë euro për zbatimin e masave 3.1, 3.4 dhe 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Këto masa kanë për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në vendin tonë. 1 milionë euro kupon ushqimi për familjet në nevojë.

 

\RTV-Okarina\