Qeveria do t’i mbështesë me nga 170 euro për 3 muaj këto kategori të punëtorëve

Hekuran Murati ne facebook :

Marrë parasysh që ky vit nga qeveria është shpallur viti i personave me aftësi të kufizuara, sot kisha kënaqësinë të nënshkruaj vendimin për kriteret e Masës 1.6.

Përmes kësaj mase do të mundësohet program i trajnimit në punë (on the job training) për personat me aftësi të kufizuara për një periudhë 3-6 muaj. Gjatë kësaj periudhe, të trajnuarit do të mbështeten me 170 euro/muaj, ndërsa biznesi apo organizata që ofron trajnimin në punë, mbështetet me 100 euro/muaj.

Kurse pas përfundimit të periudhës trajnuese, nëse të trajnuarit i ofrohet vend pune, atëherë do të mbështesim pagën e të punësuarit edhe për 6 muaj tjerë në shumë prej 270 euro. Vendosja e përzgjedhja e përfituesve dhe bizneseve do të bëhet në bashkëpunim me OJQ-të që verpojnë në këtë fushë. Në lidhje me këtë, MFPT do të publikojë thirrjen për aplikim për OJQ-të e interesuara.