Qeveria “çele-guri-gojën” për skandalet e Bislimit dhe Gërvallës

Qeveria Kurti po përballet me kritika të shumta ditëve të fundit si rezultat i dy skandaleve të fundit të diplomatëve, ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Së pari Bislimi, deklaroi rrejshëm rreth një takimi që kishte pasur me zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ku tha se, Berge kishte mirëpritur inciativën e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, shkruan lajmi.net.

“I kënaqur që takova Bjorn Bergen gjatë qëndrimit në Strasbourg, që mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës. Diskutimi jonë u fokusua edhe në vënien në pah të progresit të Kosovës, reformat dhe harmonizimi me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka thënë Bislimi në Twitter.

 

“Fatkeqësisht kjo nuk është përshkrim korrekt i asaj çfarë kam deklaruar në takim në lidhje me aplikimijn e mundshëm për në Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge në Twitter.

Diçka që është mohuar mënjëherë nga vetë Berge, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

This is regrettably not a correct description of what I stated in the meeting in regard to a possible application to the CoE. https://t.co/2RQ3vHIXfV

— Bjørn Berge (@DSGBjornBerge) March 10, 2022

Ndërsa vetë Bislimi ka reaguar rreth këtij skandali duke u arsyetuar, se ai nuk ka përdorur termat adekuat, gjë e cila ka ngjallë edhe më shumë reagime kundër.

“Me të vërtetë jam falënderues ndaj Bjorn Berge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve me të. Më vjen keq për zgjedhjen e termit jo-adekuat në cicërimën time të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhej të ishte “ne informuam”, ka shkruar Bislimi.

Really thankful to @DSGBjornBerge for the excellent meeting and the exchange of views. Truly sorry for the choice of the inadequate term in my last tweet. Instead of “he welcomed”, the correct description should state “we informed”. https://t.co/hpI3U1VFUJ

Kjo u pa si një skandal i madh në diplomacinë e Kosovës, dhe gjë e cila ngjalli reagime të ashpra, madje disa edhe kërkuan shkarkimin e Bislimit.

Së dyti, ishte rasti i Gërvalles, e cila priti në aeroportin e Kosovës, Ministren e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Në pritjen e saj, siç vërehet nga fotografitë, Gërvalla kishte bërë gjest të pahijshëm, duke lënë mbrapa vetes ministren gjermane Baerbock, veprim i cili u pa sikur një mospërfillje ndaj saj dhe rëndesisë të cilën ajo e përfaqëson.

Në anën tjetër, nga qeveria dhe udhëheqësi i saj Albin Kurti, nuk ka pasur asnjë reagim ndaj këtyre skandaleve. Nga publiku është pritur që të vijë të paktën një kërkim falje, por gjë e cila ende s’ka ndodhur.