Bajram Qerkini, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, në një intervistë u ka bërë thirrje të gjitha shoqatave që mos të takohen me përfaqësues të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas Qerkinit, të gjitha shoqatat e personave të pagjetur nuk duhet të politizohen.
“Unë jo tash po edhe shumë herë kam fol, kam thënë larg-larg politikës të gjitha shoqatave të personave të pagjetur. Na jem njerëz të cilët i kërkojmë më të dashurit tonë, pa dallim të cilët kanë humbur dhe nuk e dimë ku janë”.
“Nuk duam politikë, nuk i duam njerëzit që na dalin në politikë dhe bëj apel nga këtu, asnjë shoqatë mos të lejojë me u shku brenda në shoqatë kush i ka zyrat se pak kanë zyra, apo të dalin në fushatë”.
“…të gjitha komisionet duhet të jenë të përbashkëta dhe të kërkohet edhe pse kemi Komisionin qeveritar, Grupin punues e kemi edhe shumë të tjera por për mua, nuk çon peshë, tjetër gjë është kush të përkrahë më shumë, mirëpo ne si shoqata nuk guxojmë të politizohemi apo të lejojmë politika me na u fut brenda në shoqatë”.
/RTV-Okarina/