Dy muaj më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata publikuan disa foto të ëmbla në rrjete sociale, duke shkruar: “Po vjen bebi numër dy. Mezi po presim të të takojmë!”
Almeda tregoi se bebi i dytë erdhi thjeshtë surprizë.
Së fundmi çifti ishte i ftuar në një emision turk ku për herë të parë u shfaqën bashkë me Efehanin.
Pasi u pyet çfarë emri ka menduar për vajzën që do sjellë në jetë, ajo nuk ngurroi të flasë. E pohoi se ka menduuar dy tre emra, por i preferuari i saj është: Alina.
/RTV-OKARINA/