Është shprehur ambasadori i Greqisë në Beograd, Georgios Diacofotakis, i cili është pyetur që t’i komentojë deklarimet e analistëve amerikanë, Daniel Serwer dhe David Phillips, se Greqia do me gjasë ta njohë Kosovën.
“Në parim nuk i komentojmë mendimet e analistëve, mirëpo qëndrimi i Greqisë për mosnjohje të Kosovës është i njohur dhe mbetet i pandryshuar”, ka thënë Diacofotakis për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.
Ditë më parë ekspertët e rrethanave ballkanike, Phillips dhe Serwer, thanë se Greqia ka gjasa ta njohë Kosovën.
/RTV-Okarina/