Javën e kaluar, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda Gates njoftuan se ishin divorcuar pas 27 vitesh martesë.
Ata deklaruan se puna e tyre e përbashkët filantropike përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates do të vazhdojë.
Së fundi Melinda e bëri deklaratën e saj të parë zyrtare që nga njoftimi i divorcit me Bill. Ajo përmendi “qëndrueshmërinë” e saj dhe postoi një foto me tre fëmijët – Phoebe, Rory dhe Jennifer.
Melinda besohet të jetë ajo që bëri kërkesë për divorc duke thënë qartë në dokumente se martesa ishte “prishur në mënyrë të pakthyeshme”.
\RTV-Okarina\