Pyetet nëse duhet t’i besohet BE-së për vizat, Lajçak: Nëse s’besoni, shkoni diku tjetër

 

Samir Behariq, hulumtues në Forumin Ballkanik, ka thënë se emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, është përgjigjur në mënyrë arrogante kur ia ka parashtruar pyetje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

 

“E pyeta Lajçakun se pse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’iu besojnë premtimeve të BE-së, përderisa BE-ja ka dështuar që të liberalizojë vizat për Kosovën dhe të nisë bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut. Përgjigjja e tij ishte e neveritshme: “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka shkruar Behariq në Twitter.