“Lukashenko është ekzekutuesi i sulmit të fundit, por ky sulm ka një sponsor që duhet gjetur në Moskë dhe ky është presidenti Putin”, tha Morawiecki gjatë një debati në parlamentin polak.
Kryeministri e përshkroi situatën në kufi si pjesë e një përpjekjeje të Rusisë për të destabilizuar një rajon që ajo kontrollonte gjatë periudhës sovjetike, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.
“Siguria e kufirit tonë lindor po cenohet brutalisht. Kjo është situata e parë e tillë në 30 vjet kur mund të themi se integriteti i kufijve tanë po vihet në provë”, tha ai.
Udhëheqësit rusë dhe bjellorusë folën me telefon për tensionet në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, thanë Moska dhe Minsk të martën.
Mijëra emigrantë dhe refugjatë mbeten të grumbulluar në mot të ftohtë në kufirin lindor të Polonisë.
Ndërkohë të mërkurën autoritetet bjelloruse akuzuan Poloninë për abuzim me katër emigrantë në kufi.rtvokarina