Putin do bëjë udhëtimin e parë jashtë Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sovjetike në Azinë qendrore këtë javë, njoftoi televizioni shtetëror rus të dielën, në atë që do të ishte udhëtimi i parë i njohur i liderit rus jashtë vendit që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Pushtimi rus i 24 shkurtit ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ka çuar në sanksione të rënda financiare nga Perëndimi, të cilat Putin thotë se janë një arsye për të ndërtuar lidhje më të forta tregtare me fuqi të tjera si Kina, India dhe Irani, shkruan Reuters.