Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat kanë njoftuar se nesër do të protestojnë për shkak të gjendjes siç e kanë quajtur ata të rëndë, të punëtorëve në sektorin privat.
“Ju njoftojmë se nesër me datë 1 Maj, ditës ndërkombëtare të punëtorëve , SPSP e Kosovës, nga ora 11:00 deri në ora 11:30 do të protestoj për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Protesta fillon nga sheshi Zahir Pajazitit për të vazhduar gjer të Teatri Kombëtar”, thuhet në njoftim.