Pse askush “nuk po merret” më me COVID-19 pas luftës në Ukrainë?

“Jemi së bashku në këtë sfidë”, është një frazë e përsëritur në baza ditore që prej rasteve të para të COVID-19, virusit pandemik që e përkuli botën.

Mediat, transmetuesit televizivë, reporterët po edukonin njerëzit se si duhet të respektojnë distancën sociale, të mbajnë maskat, në mënyrë që të “ulet kurba”.

Askush nuk e imagjinonte se disa ndërhyrje që ndodhën si pasojë e COVID-19 do të ishin prezente edhe pas dy vitesh, përveç ekspertëve të shëndetit që na paralajmëruan për këtë, po, çfarë ndodhi tani?

Kriza e COVID-19 që kishte filluar në marsin e vitit 2020, tani më nuk është pjesa kryesore e raportimeve ditore. Kjo është zëvendësuar me luftën në Ukrainë, ose thënë drejt, me agresionin e Rusisë mbi shtetin e pavarur të Ukrainës.

Çfarë po ndodh me COVID?

bie. Vetëm 2 përqind e amerikanëve tani jetojnë nëpër qarqe me nivele të larta të COVID-19. Kjo do të thotë se shumica dërrmuese e amerikanëve jetojnë në komunitete ku maska më s’është obligim.

Ky është një lajm i madh – por shmica e përditësimeve të COVID-19 kanë rënë nga faqet e para dhe faqet kryesore të raportimit për shkak të situatës në Ukrainë. Lehtësimi i masave dhe kthimi në “normalitt”, çfarëdo që nënkupton kjo, ka ndodhur kaq gradualisht dhe në mënyrë të ndryshme saqë të gjithë e kanë përjetuar ndryshe.

Megjithatë, ata që kanë vuajtur nga kjo sëmundje, që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që ende vuajnë dhimbjet e tyre nuk do ta harrojnë lehtë.

Nuk dihet nëse fundi i COVID-19 ka arritur, por tani vëmendja është kthyer diku tjetër, tek agresioni i paprecedant i Rusisë mbi Ukrainën.