Propozohet që të shtohen edhe dy festa zyrtare në vitin kalendarik

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që në ligjin për festa zyrtare të shënohet 24 qershori dita e egjiptianëve dhe 25 korriku si dita e policëve të rënë në detyrë.

Këtë e bëri të ditur kryeminisri Kurti në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

 

 

“Qeveria e Kosovës ka miratuar mendimin e qeverisë që në ligjin për festa zyrtare të shënohet 24 qershori dita e egjiptianëve dhe 25 korriku si dita e policëve të rënë në detyrë”, tha Kurti.

Këto dy propozime të Qeverisë do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës për t’u votuar si plotësim ndryshim të Ligjit për festat zyrtare.