Prokuroria: Vajza që gati sa shkeli dhe shau një kalimtare nuk e ka babain prokuror

Nga Prokuroria e Prishtinës kanë konfirmuar se vajza e cila u bë virale duke u paraqitur si “e bija e prokurorit” nuk është në fakt e tillë.

Prokuroria ka thënë se vajza në fjalë, me inicialet V.A është identifikuar, dhe e njëjta, nuk e ka babanë prokuror.

“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, është verifikuar identiti i vajzës në video, V.A, ndërsa babai i saj L.A. i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit të Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës. Rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente”, kanë thënë nga Prokuroria.

Ndërkaq, në media ka pasur raportime se babai i së njëjtës jeton në diasporë, mirëpo që informacione të tilla nuk janë të konfirmuara.