Prokuroria Themelore në Prishtinë deklarohet rreth aksionit “Subvencionet”

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar rreth aksionit të sotëm te Ministria e Bujqësisë ku janë arrestuar shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë .

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”.

“Lidhur me zhvillimet e këtij aksioni do të njoftoheni me kohë”, bën të ditur prokuroria.

 

\RTV-Okarina\