Prokurori i Specializuar e ka dorëzuar dosjen paraprake në çështjen kundër dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hynsi Gucati e Nasim Haradinaj.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e së martës nga Specialja, dorëzimi ishte bërë më 9 prill. Aty thuhet se dosja është rreptësisht konfidenciale.
Në dosjen e dorëzuar janë provat që Prokuroria pretendon të ketë për ngritjen e aktakuzës e listën e dëshmitarëve.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe nënkryetari Haradinaj, u patën arrestuar në shtator të vitit të kaluar. Ata akuzohen për pengim të drejtësisë.
\RTV-Okarina\