Prokuroria e Shtetit, gjatë 24-orëve të fundit ngrit 117 aktakuza për 144 persona

 

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindeshtatëmbëdhjetë (117) aktakuza kundër njëqindedyzetekatër (144) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar. Po ashtu kjo prokurori, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetë e tre (33) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

/RTV-Okarina/