Prokuroria Themelore në Pejë njofton se ka bllokuar pasurinë e dy fajdexhinjve.
Burime të sigurta merrin vesh se po ashtu janë bllokuar edhe mbi 50 mijë euro nga llogaritë bankare.
“Në çështjen penale kundër dy të pandehurve për shkak të veprës penale të fajdesë nga neni 331 i KPRK-së, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka vazhduar me ngrirjen e pasurisë së pajustifikuar, ashtu që ka lëshuar urdhrin për ngrirje të aseteve dhe atë: një banesë me 90 m2 në Prishtinë; një shtëpi dy katëshe me oborr në Pejë; dhe katër parcela me sipërfaqe 30,542 m2 tokë bujqësore klasa 3 në Pejë”, merr vesh Telegrafi.
“Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”, përfundon Prokuroria.
\RTV-Okarina\