Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza, kundër 40 personave, për vepra të ndryshme penale.
Poashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë persona.
Gjithashtu, janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë personave dhe një
kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi.
\RTV-Okarina\