Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.
\RTV-Okarina\