Pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sërish në mëngjesin e së mërkurës në pikë-kalimin kufitar Merdare ka pritje të gjatë, në hyrje nga 90-120 minuta, ndërsa në dalje nga 120-160 min.

Pritje ka edhe në pikëkalimin Dheu i Bardhë, në hyrje/dalje 45-60 minuta.

Në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë deri në 15 minuta.

 

 

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min)    Dalje (min)

Merdare                          90-120           120-160

Jarinje                              10-15              10-15

Mutivodë                         03-05               03-05

Dheu i Bardhë                 45-60              45-60

Vermicë                            03-05               10-15

Muçibabë                         05-10               10-15

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni web-faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

 

\RTV-Okarina\