Pritje të gjata në Merdare dhe Vërmicë

 

Ndryshe nga një ditë më parë, situata në të gjitha pikë kalimet kufitare të vendit paraqitet më e qetë.

Pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdarë ku në hyrje pritjet shkojnë deri në gjysmë ore dhe kolona e mjeteve është 120 metra. Ndërsa në dalje situata është më e rëndë pasi pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë ndërsa kolona e mjeteve është deri në 300 metra.

 

 

Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, mëngjesin e së enjtes është vënë re fluks më i madh. Nëse në hyrje pritjet janë minimale, në dalje ato shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 200 metra.

Te Dheu i Bardhë në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta ndërsa në dalje deri në 50 minuta.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.

 

\RTV-Okarina\