Lista e Pavarur Bekim Jashari, gjatë vizitës në fshatin Burojë të Skenderajt, u prit ngrohtë nga qytetarë të shumtë të kësaj ane, të cilët duke vlerësuar lartë angazhimin dhe punën e kryetarit Jashari kanë vendosur që edhe në Zgjedhjet Lokale të 17 Tetorit të jenë përkrahբs të fuqishëm të Listës së Bekim Jasharit.
Jashari deklaroi që përkrahja e fuqishme e këtij fshati është dëshmi që bashkësia lokale e Turiqecit dhe gjithë Skenderaj tashmë kanë vendosur që të mos kthehen në të kaluarën por me vendosmëri të madhe të ecin bashkë drejtë realizimit të idealit tonë për zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë.
“Për hirë të së vërtetës bashkësinë lokale të Turiqecit, 19 vite pas luftës e kam gjetur pa ujësjellës, kanalizim, trotuar e ndriçim publik, pa rrugë në lagje, pa salla të sportit e poligone sportive në shkolla, pa përkrahje për fermerë, bile në disa lagje edhe me probleme të shumta të energjisë elektrike.
Me gjithë ato borxhe të shumta që kishim trashëguar arritëm që këtë bashkësi ta bëjmë me ujë të pijshëm (Buroja në finalizim), kanalizim, trotuar e ndriçim, grante për fermerë, salla e poligone sportive, për të vazhduar gjatë mandatit tonë të dytë dhe më fuqishëm.
Para qytetarëve të pranishëm prezantuam kandidatët tonë për asamble komunale nga kjo bashkësi lokale si: Selman Thaçi e Osman Smajli si dhe kandidatët tjerë, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, Azem Gashi, Besnik Ahmeti, Sala Jashari, Alketa Mecini, Albenita Rrahmani, Agim Bajrami dhe Musa Fazliu.
Bashkë për Idealin tonë!”, tha mes të tjerash Jashari.
\RTV-Okarina\