Pritet vendosja e masave të reja anti Covid

 

Kurti mbledh ministrat, diskutohen masat e reja kundër Covid-19

Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, sot në orët e pasdites do të mbajë mbledhje me ministrat.

Është bërë e ditur që mbledhja do të mbahet në ora 15:00, mbledhje në të cilën pritet të diskutohen masat e reja kundër Covid-19 të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, MSH ka propozuar që vendi ynë të mbyllet për 12 ditë, duke filluar nga data 6 prill.

 

 

Mirëpo, me këtë propozim nuk pajtohen përfaqësuesit e shoqatës së gastronomëve, të cilët theksuan që ky vendim është arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po vazhdon të dëmtohet.

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, do të mbahet sot, në ora 14:00, ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjen Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë

/RTV-Okarina/