Kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë. Situata vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.
Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.
Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikojë te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.