Prezantuesja e njohur italiane Mara Venier ka rrëfyer për herë të parë një periudhë të vështirë të jetës së saj. Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera” ka folur për vetën e saj dhe dhunën ndaj grave.
“Kisha një ish-partner të dhunshëm. Shumë i dhunshëm. Më rrahu. Ai shkoi deri aty sa u përpoq të më vriste. Më priti me thikë poshtë shtëpisë…”, rrëfeu ajo.
Një marrëdhënie toksike për të cilën prezantuesja tregon për herë të parë disa detaje që lanë gjurmë në jetën e saj.
“Pagova një çmim shumë të lartë. Ai njeri nuk është më dhe në fund e fala. Ishte një njeri që nuk e pranoi fundin e historisë sonë. Thoshte se më donte akoma. Por kjo nuk është dashuri. Ata janë burra që e ndjejnë se i zotërojnë trupin dhe shpirtin tënd, dhe ata të shkatërrojnë”, pranon prezantuesja, e cila nuk tregon emrin e ish-partnerit.
“Dhuna e meshkujve nuk shprehet vetëm me goditje dhe thikë, por përmes një procesi denigrimi dhe nënshtrimi. Të bëjnë të ndihesh një hiç. Një lodër në duart e tyre. Kam ndjerë frikë. Frika nga dhuna fizike dhe frika për të bërë denoncim, por unë isha e dashuruar dhe kur dashuron nuk do të shohësh. Dashuria te shtyn te justifikosh thuajse gjithçka. Ishte një gabim i rëndë. Në fund u detyrova ta denoncoj. Unë shkova me dy karabinierë, por fillimisht duhej ta kisha ndalur spiralen. Për një kohë të gjatë diçka e pazgjidhur mbeti brenda meje: dobësi, zemërim, paaftësi për të reaguar… Fatkeqësisht ne femrat jemi të tilla”, thotë prezantuesja,
“Unë do ta shpëtoj atë, me mua ai do të jetë ndryshe, do ta ndryshoj”. Por për fat të keq ata nuk ndryshojnë. Dhe pastaj duhet të largohemi. Lëreni atë. Në shuplakën e parë, menjëherë. Nuk duhet ta lejojmë të ushtrojë një pushtet, një dhunë mbi ne; përndryshe ka mbaruar”, thekson prezantuesja./A2CNN