Prezantimi i lojtarëve që transferoi Drenica – Berat Ahmeti

Berat Ahmeti ka lindur më 26.1.1995 dhe është i gjatë 1.77cm.
Berati është një lojtar polivalent i cili mund të luajë si mesfushor qëndror, mesfushor ofensiv, mesfushor i majtë dhe sulmues i majtë.
Ahmeti erdhi nga Feronikeli, teksa më parë ka luajtur për skuadrat si: Trepça 89, Vllaznia (Shqipëri), Gjilani dhe Ujpest (Hungari).
Ai u shpall kampion i Kosovës me Feronikelin në sezonin 2018/19 dhe fitues i Kupës së Kosovës me Feronikelin në 2019-tën.
Berati Ishte pjesë e Kombëtarës së Shqipërisë U19.

 

\RTV-Okarina\