Presidentja Osmani telegram ngushëllimi familjes Veseli: Bashkëndjej me ju

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Veseli, me rastin e vdekjes së Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

 

Presidentja Osmani u dërgoi një telegram ngushëllimi, ku tha se bashkëndjej me ju.

“E nderuara familje Veseli, me dhembje e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të nënës suaj, Ajshe Veseli. Ajo jetoi afër një shekull dhe ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi dhe u dëshmua, duke luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e atdhedashurisë në familje.

Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe! Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me ju”, thuhej në telegramin e ngushëllimit të Osmanit për familjen Veseli./rtvokarina